Ata e kanë pagëzuar vajzën me emrin Lilibet "Lili" Diana Mountbatten-Windsor, që është trashëgim nga Princesha Diana.
"Lili është emëruar pas stër gjyshes së saj, Madhështisë së saj Mbretëreshës, pseudonimi familjar i së cilës është Lilibet. Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princesha e Uellsit'', ka thënë zëdhënësi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex.
Sipas tij, Meghan dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Buzzfeednews, përcjell klankosova.tv.
"Duka dhe Dukesha ju falënderojnë për dëshirat dhe lutjet tuaja të ngrohta ndërsa gëzojnë këtë kohë të veçantë si familje'', ka thënë ai.
Foshnja lindi të premten në Spitalin Santa Barbara Cottage në Kaliforni dhe peshonte afro 3.1 kilogramë.
Fëmija i parë i Harry dhe Meghan, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, lindi më 6 maj të vitit 2019.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.