Lajmet e fundit

Derisa Dukesha e Sussexit ishte e zënë duke u përkujdesur për vogëlushin dymuajsh Archie, kunata e saj Kate Middleton që ishte pranë saj po përkujdesej për fëmijët: Princin George (5), Princeshën Charlotte (4) dhe Princin Louis (1).
Në këtë ndeshje të polos që njihet me emrin King Power Royal Charity Polo Day ka marrë pjesë edhe Princi William që ka luajtur me vëllaun e tij Princin Harry.
Gjatë vikendit, Princi Harry dhe Dukesha e Sussexit kanë organizuar një ndejë private për pagëzimin e foshnjes mbretërore në Kështjellën Windsor.
Megjithtaë, çifti mbretëror nuk e ka zbuluar se kush janë kumbarët e të voglit Archie.