Meghan Markle thuhet se ka kërkuar ndaj Lizzie Cundy që ta ndihmonte t'ja gjente një burrë të famshëm britanik.
Dhe pas gjithë kësaj, me ta takuar Princin Harry, Meghan Markle e vendosi jashtë jetës së saj Lizzie Cundy, njofton Klan Kosova.
Modelja dhe prezantuesja televizive thuhet se po rrinte me dukeshën e Sussex, pasi ajo i kërkoi asaj që ta shoqëronte në një darkë bamirësie në vitin 2013.
Por aktorja Meghan Markle, e largoi atë më pas qysh kur filloi ta takonte Princin Harry.
Këtë sekret e ka zbuluar vet Lizzie Cundy, ndërsa citon Meghan Markle: ''Ne ishim duke biseduar me çikat dhe ajo [Meghan Markle] më pas tha: ''A e njihni ndonjë djalë të famshëm? - Jam beqare dhe me të vërtetë më pëlqejnë burrat anglezë''.
Cundy më tej pohon t’i ketë thënë Markle:''Ne do dalim dhe do ta gjejmë dikë''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.