Princi Harry dhe Meghan Markle e kanë punësuar dadon e tretë për t’u kujdesur për bebin Archie.
Dy dadot paraprake që janë kujdesur për foshnjen tashmë shtatëjavëshe e kanë ndërprerë punën për cciftin mbretëror.
Të paktën kështu kanë deklaruar disa burime të ndryshme.
Në ndërkohë, shumë spekuluan se ky ndryshim i shpeshtë i dadove që kujdesen për foshnjen mbretërore dhe ndryshimet e tjera dhe të shpeshta po ashtu që bëhen në stafin që punon për Dukeshën e Sussexit e vërtetojnë që Markle është një person i vështirë për të punuar me të.
“Harry dhe Meghan kanë punësuar dadon E TRETË - për vetëm gjashtë javë - që të kujdeset për bebin Archie. Nuk duhet të jesh një shkencëtar për ta kuptuar se ajo është e vështirë për të punuar me të”, ka thënë një përdorues i Tëitter.
Por, burime pranë cciftit mbretëror insistojnë se ata thjesht po e marrin kohën e duhur për të bërë zgjedhjen më të mirë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.