Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, do të kalojnë krishtlindjet e tyre të para si një familje me nënën e dukeshës, Doria Ragland.
Anëtarët e familjes mbretërore tradicionalisht kanë kaluar periudhën festive me Mbretëreshën në Sandringham, ku ata marrin pjesë në festën e mëngjesit në kishën St Mary Magdalene, njofton Klan Kosova.
Pasi morën pjesë në shërbimin në Sandringham së bashku për dy vitet e kaluara, këtë vit Meghan dhe Princi Harry nuk do të bashkohen me familjen mbretërore për rastin festiv.
"Duka dhe Dukesha e Sussex shpresojnë të zgjasin kohën e familjes deri në fund të këtij muaji", tha një zëdhënës për Sussexes.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.