Meghan Markle dhe Princi Harry planifikojnë të bëjnë pauzë në detyrat e tyre mbretërore pasi u përballën me një mbikëqyrje të ashpër publike, veçanërisht nga media, javët e fundit.
Çifti ka vendosur të marrë një pushim që nga nëntori, sipas The Sunday Times, ata do ta ndajnë pushimin e tyre në mes dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, njofton Klan Kosova.
Duka dhe Dukesha e Sussex raportohet se kanë planifikuar që ta çojnë djalin e tyre 5 muajsh, Archie, në atdheun e nënës së tij për herë të parë për të festuar “Ditën e Falënderimeve” si një familje me nënën e Meghan, Doria Ragland, në Kaliforni.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.