Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po vazhdojnë romancën e tyre të dashurisë, ku edhe janë njëri prej çifteve më të përfolura për momentin.
Ata u takuan për herë të parë në setin e filmit të tyre 'Midnight in the Switchgrass' gjatë vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.
Megan Fox i ka ende të freskëta momentet kur u takua me të për herë të parë.
"Unë e dija menjëherë se ai ishte ai do të ishte shpirti im binjak dhe në fakt ne në të vërtetë jemi dy gjysma të të njëjtit shpirt", ka thënë ajo.
Që kur ata e bën publike lidhjen e tyre, dyshja kanë deklaruar dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në forma të ndryshme, shkruan mirror.
Këngëtari Machine Gun Kelly, në përvjertorin e dashurisë së tyre, shënoi një Tëitter një mesazh të ëmbël.
''Ajo tha "të dua'', sot një vit më parë'', shkroi reperi në llogarinë e tij.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.