Lajmet e fundit

Fox dhe Green kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Noah (6), Bodhi (5) dhe Journey (2).
Ata ishin gati duke i dhënë fund martesës së tyre në vitin 2015 pasi aktorja kishte kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj.
Megjithatë ata në vitin 2016 ishin ribashkuar.
Çifti gjatë gjithë këtyre viteve së bashku ka preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë larg syrit të publikut dhe mediave.
Bashkëshorti i Fox ka folur për lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë në një intervistë të rrallë në vitin 2017.
“Martesa është e vështirë, duhet shumë mund dhe përpjekje. Mendoj se kur arrin në pikën që jemi ne, kur ke fëmijë dhe ke qenë i martuar për një kohë të gjatë dhe keni qenë së bashku për shumë kohë – thjesht duhet ta merrni shtruar”.
Ai po ashtu kishte thënë se është shumë fatlum që është i martuar me aktoren e njohur.
“Mendoj që çfarë e bën atë të mrekullueshme është se ajo nuk ka frikë nga asgjë dhe askush. Ajo e ndjek gjithmonë atë që do”.
Por, cili është sekreti i martesës së gjatë dhe të lumtur?
“Mbajeni martesën tuaj edhe kur grindeni dhe keni mosmarrëveshje duke besuar në njëri-tjetrin. Unë kam qenë në lidhje edhe më herët dhe kemi arritur në atë pikë që njëri nga ne nuk ka ndjerë më për tjetrin, por këtë nuk e kam arritur asnjëherë me Megan”.
“Ne grindemi dhe kemi mosmarrëveshje, por gjithmonë e gjejmë një rrugëdalje”, ka deklaruar aktori amerikan.