Machine Gun Kelly po merr dashuri nga e dashura, Megan Fox!
Aktorja 36-vjeçare lavdëroi në Instagram muzikantin 30-vjeçar pas paraqitjes së tij në Saturday Night Live një natë më parë.
“Jave e SNL. Performanca më e mirë që emisionet kanë parë ndonjëherë…”, shkroi Megan përkrah fotografive të saj me MGK që i bënë në New York City.
MGK bëri debutimin e tij muzikor në SNL së bashku me mikpritësin John Krasinski. Për dy shfaqjet e tij ai interpretoi këngët “My Friend’s Best Friend” dhe “Lonely”.
Pas transmetimit të episodit, Megan dhe MGK u panë duke u përqafuar teksa po ktheheshin në hotelin e tyre.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.