Ata zyrtarizuan romancën e tyre në fillim të këtij viti.
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dëshmuan se janë shumë të dashuruar kur ata shtrënguan dorën e njëri-tjetrit ndërsa po pozonin për foto në Las Vegas.
Megan, 35 vjeç, dukej e mahnitshme me fustanin që e kishte përzgjedhur, ndërsa 31 vjeçari MGK emri i vërtetë Colson Baker, kishte veshur një xhaketë dhe një palë pantallona të zeza, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Çifti i lumtur kur u larguan nga mbrëmja Machine Gun Kelly kishte ndezur një cigare ndërsa Megan mbante një shishe me ujë. Dyshja më pas u bashkuan me Kourtney Kardashian dhe të dashurin e saj Travis Barker.
Të ftuar të tjerë në Las Vegas ishin ish-presidenti Donald Trump, Justin Bieber, Jackass 'Steve-O, Mel Gibson, këngëtarja Sia, fituesi i Oskarit Jared Leto, showmani i Vegasit Jeff Beacher, komiku Dave Chapelle dhe reperi Action Bronson.
Megan tregoi se romanca me MGK nuk kishte të bënte me vendimin e saj për të lënë burrin e saj Brian Austin Green me të cilin ka tre fëmijë, Noah Shannon, tetë vjeç, Bodhi Ransom shtatë dhe Journey River, katër vjeç, transmeton Klankosova.tv.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.