Lajmet e fundit

Meditimi mund të ndihmojë personat që vuajnë nga dhimbjet kronike e që e shohin veten të varur nga ilaçet kundër dhimbjeve, ka treguar një studim i ri.
Vitin që shkoi 72 mijë persona kanë vdekur nga overdoza me opioidë.
Ekspertët kanë thënë se përshkrimi me recetë për OxyContin është katalizatori për epideminë e vazhdueshme me opioid, megjithatë ky ilaç është më i përdoruri për trajtimin e dhimbjeve.
Përderisa mjekët dhe shkencëtarët janë duke tentuar të gjejnë tretmane alternative, një studim i ri i realizuar në Spitalin për Kirurgji Speciale në New York, ka treguar se meditimi mund t’ju ndihmojë pacientëve të menaxhojnë dhimbjen.
Ndjenja e dhimbjeve komunikohet përmes nervave dhe ndërmjetësohet përmes proceseve fizike dhe psikike.
Përmes meditimit që nënkupton qetësinë mentale dhe relaksimin fizik mund të zvogëlohet përjetimi i dhimbjeve.