Lajmet e fundit

Mediat serbe shkruajnë se Shqipëria kishte fat gjatë kualifikimeve dhe u ndihmua nga UEFA, pasi që iu dhanë tre pikë, në ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë, njofton Klan Kosova.
B92 shkruan se “shqiptarët kishin fat në kualifikuese”, dhe se “fqinjët jugor morën fitoren kundër Serbisë, ndërsa u gjobitën vetëm financiarisht, kurse Serbia u zhvesh nga tre pikë.
Shkrimi i agjencisë serbe të lajmeve B92 vazhdon duke përshkruar ndeshjen, ku shkruan se armenët nuk i bënë nderin që kërkohej nga danezët, dhe lanë Shqipërinë t’i mposhtte si mysafir.