Lajmet e fundit

Mediat malazeze janë treguar tejet kritike për paraqitjen e ekipit të tyre kombëtar të hënën mbrëma në stadiumin "Fadil Vokrri", ku u mposht nga Kosova me rezultat 2 me 0, me golat e Amir Rrahmanit në minutën e 10-të, dhe të sulmuesit shtatlartë Vedat Muriqi, që realizoi në minutën e 34-të.
Gazeta "Vijesti", shkruan se Mali i Zi nuk e pati asnjë rast kundër Kosovës.