Lajmet e fundit

Në mediat izraelite raportohet se ka vdekur 21-vjeçari, Jonathan Samerano, i cili rezulton i zhdukur që prej 7 tetorit.
Ai kishte qenë duke ndjekur festivalin muzikor Supernova në jug të Izraelit kur Hamasi sulmoi nga Rripi i Gazës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Prindërve të tij u ishte thënë të supozonin se ai ishte marrë peng dhe ishte në Gaza.
Raportimet thonë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë informuar familjen për vdekjen e tij.