Lajmet e fundit

Në ndeshjen miqësore mes shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës kishte edhe gazetarë të huaj, në mesin e tyre edhe gjermanë.
Faqja e njohur Deich Stube, e cila përditëson lajmet nga ekipi i Werder Bremenit, ku luan edhe Miloti ka bërë një shkrim special për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.
“Pasi përfundoi ndeshja shumë fëmijë vrapuan drejt heroit të tyre Milot Rashicës, për të bërë nga një selfie me telefon”.
Mediumi gjerman shkruan se Rashica është në rrugë të mirë për tu bërë një yll i madh në botën e futbollit.
Ndeshja u luajt në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së Forcave Paqëruajtëse të NATO-s.
Deich Staube ndër të tjera theksoi formën e jashtëzakonshme të Kosovën në rrugëtimin drejt kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020.
Ndeshja mes Rashicës dhe Xhakës përfundoi 4 me 4.