Lajmet e fundit

Media ruse The Moscow Times ka raportuar për zhvillimet që kanë ndodhur në Gramsh të Shqipërisë, mes ushtarëve të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe dy shtetasve rus e një ukrainasi.
Në artikullin e publikuar nga ky medium thuhet se një nga personat në fjalë dyshohet se sulmoi ushtarët derisa përpiqej të fotografonte fabrikën e Gramshi.
The Moscow Times shkruan se në bazë të njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë janë arrestuar edhe dy personat e tjerë të dyshuar për rastin.
"Dy ushtarët shqiptarë të plagosur u dërguan në spitalin e Tiranës pasi pësuan lëndime në sy, thuhet në deklaratë. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat ishin 'të dyshuar për spiunazh'".
"Policia ushtarake, së bashku me agjencitë e inteligjencës dhe antiterrorizmit, shkuan në vendngjarje për të hetuar ngjarjen. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009", thuhet në artikull, transmeton KlanKosova.tv.