Lajmet e fundit

Në Kampionatin e Hapur Evropian që nikoqir ishte vendi i saj i lindjes ajo fitoi medaljen e bronztë.
Një tjetër yll në ngritje është xhudistja nga Mitrovica, Laura Fazliu, që pritet të jetë pretendente për medalje olimpike vitin e ardhshëm.
Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, medaljen e këtij viti që do e mbajë mend do të jetë ajo në Mastersin e Budapestit në Hungari, ku siguroi të artën.
Mitrovicasja fantastike ishte edhe në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji duke marrë të argjendtën. Përderisa medalje të bronztë fitoi në Grand Slamin e Astanas në Kazakistan, në Kampionatin Evropian për Senior në Montpellier të Francës dhe në Grand Slamin e Tel Avivit.
Kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, duket se e ka lënë pas lëndimin dhe do të jetë në formën më të mirë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris.
Nora në terrenin e tatamit tregoi se nuk do ta kenë lehtë kundërshtaret e saj. Ajo suksesin më të lartë në këtë vit e arriti në Grand Slamin e Bakusë, ku fitoi të artën.
Ndërsa fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji dhe në Grand Slamin e Kazakistanit.
Nora me medaljen e bronztë u stolis në Kampionatin Evropian për Senior në Montpellier të Francës dhe në Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë.
Teksa, Loriana Kuka e fitoi medaljen e artë në Grand Prixin që u mbajt në Almada të Portugalisë. Loriana fitoi edhe një medalje të bronztë, në Grand Prixin e Dushanbes në Taxhikistan ndërsa.
Një tjetër emër që po i mungon medalja olimpike, është Akil Gjakova, i cili këtë vit është kthyer në “Akilin e vërtetë”.
Akili çmendi shikuesit që ishin të pranishëm në Kampionatin e Hapur Evropian, që u mbajt në Prishtinë, duke fituar medaljen e artë. Gjakova medalje mori edhe në Kampionatin Evropian për Senior në Montpellier të Francës, duke rrëmbyer të argjendtën. Të argjendtën e mori edhe në Grand Slamin Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sukses në tatami këtë vit shënoi edhe Dardan Cena, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë. Cena me paraqitjet fantastike në vendin e tij të lindjes ka treguar se ka potencial që në të ardhmen ta synojë "ngjitjen në Olimp".
Sukses të lartë në sportet luftarake arriti edhe karateja, konkretisht vashat kosovare të cilat rrëmbyen medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë. Ajo u arrit nga ekipi i drejtuar me selektor Muhamet Rexhepin dhe karateistet Fortesa Orana, Albulena Gërvalla, Vlera Qerimi dhe Hatigje Zejnullahu.
Me këtë arritje, Kosova u kualifikua direkt për Kampionatin ardhshëm Botëror për ekipe që mbahet në Pamplona të Spanjës.
Futbolli
Futbolli i Kosovës shënoi ngritje të madhe përgjatë 2023-ës, kryesisht për shkak të suksesit të skuadrës së Ballkanit, që u kualifikua për herë të dytë rresht në grupet e Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Suhareka u shpall kampion për herë të dytë radhazi, duke vazhduar dominimin në futbollin kosovar. Kampioni i Kosovës arriti të futet në grupet e Konferencës, duke bërë paraqitje të mira. Fitorja ndaj Dinamo Zagrebit në Prishtinë bëri jehonë të madhe.
Ndërsa, trofeu i dytë më i rëndësishëm në elitën e futbollit tonë, i takoi skuadrës së Prishtinës.
Në garat evropiane, pos Ballkanit, edhe Drita, Gjilani dhe Llapi e përfaqësuan futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, duke bërë paraqitje të mira.
Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Evropian, pasi munguan sukseset nën drejtimin e trajnerit Alain Giresse dhe më pas nga Primozh Gliha.
Futsall
Sukses të lartë arriti edhe sporti i futsallit, më konkretisht klubi Prishtina 01, duke arritur të futet në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve. Kjo fazë ishte zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Përndryshe, Prishtina 01 dominoi fustallin vendor duke rrëmbyer titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Basketboll
Sporti i basketbollit dhuroi spektakël gjatë këtij viti me Pejën që u shpall kampion për herë të shtatë në histori të klubit.
Pejanët triumfuan në finale ndaj Trepçës, tek pas ndeshjes së pestë që nxori kampionin.
Brad Waldow, ishte heroi i Shqiponjave në sekondën e parafundit nga një top i kthyer.
Përderisa në finale të Kupës së Kosovës në basketboll kishte triumfuar finalist, Trepça, duke e mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar. Mitrovicasit e mundën në finale Sigal Prishtinën me shifrat 74-66.
Hendbolli
Hendbollin kosovar po vazhdon ta dominojë Besa Famgas, e cila u shpall kampione për herë të dhjetë rresht. Në finale të playoffit, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2:0.
Ndërsa, Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll. Trepça në finale e mposhti skuadrën e Besës Famgas, me rezultat 40-39, në Sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Skuadra mitrovicase e fiton këtë trofe për herë të tretë në histori të klubit.
Golf
Federata e Golfit e Kosovës shënoi një sukses të madh gjithashtu, duke u bërë anëtarja më e re e European Golf Association. Nga viti i ardhshëm Kosova do jetë pjesëmarrëse në garat evropiane të golfit.
Hedhja e gjyles
Atleti Muhamet Ramadani kishte një vit të kënaqshëm në hedhjen e gjyles duke rrëmbyer disa medalje. Ai e fitoi medaljen e artë në Kupën e Evropës për grupmoshat deri në U23. Ndërkohë e zuri vendin e dytë në Lojërat Frankofone për Senior.
Ndërkohë, vendin e tretë e mori në Kampionatin Evropian për U23 dhe në Ligën e Tretë të Evropës me Senior.
Boksi
Boksierët e Kosovës u ballafaquan me pengesën e njëjtë, çështjen e vizave. India dhe Uzbekistani shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kushtëzuan sportistët kosovarë, duke ua bërë të pamundur pjesëmarrjen.
Reagime të mëdha pati nga krerët institucionalë dhe ata nga Federata Ndërkombëtare e Boksit, megjithëse boksierët nga Kosova nuk morën pjesë.
Me këtë rast, boksieres Donjeta Sadiku, iu pamundësua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, që u mbajt në New Delhi të Indisë, prej datës 1 maj deri më 14 maj 2023.
Kosovës iu bënë dy kushtëzime:
Taekwondo
Ndër sportet luftarake që shënoi ngritje dhe sukses, ishte edhe Taekwondo, me Bleron Ademin që pati rezultatet më të mira. Ademi u shpall nënkampion në kategorinë deri në 54 kilogramë në Kampionatin Evropian në grupmoshat deri në 21 vjeç, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.
Ndërkohë, në Kampionatin Ballkanik të Taekwondos, reprezentacioni i Kosovës fitoi pesë medalje në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku pjesëmarrës ishin 570 garues nga 11 shtete.
Përderisa në Kampionatin Botërorë të Taekwondosë, taekwondo kosovare u përfaqësua me 5 garues në Baku të Azerbajxhanit.
Kështu, gjatë vitit 2023 sporti kosovar edhe një herë tjetër shërbeu si urë nëpër botë, për t’u njohur shteti i Kosovës. /Klankosova.tv.