Lajmet e fundit

Nga sot deri më 13 shtator, Drejtoria për Kulturë, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës organizojnë edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar tradicional të valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, në Prishtinë.
Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet në orën 18.00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen me nga një valle të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival.
Gjatë këtij viti, në “Ylberi i Prishtinës” do të marrin pjesë 19 ansamble nga vendi dhe rajoni. Shtetet e huaja pjesëmarrëse janë: Shqipëria, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Qëllimi i këtij festivali është promovimi i vlerave kulturore përmes valleve të trevave nga vijnë ansamblet, shoqërimi i fëmijëve, njohja, miqësia, lidhjet e tyre mes vete pa dallim gjuhe, feje apo rac, transmeton Klan Kosova.