Me tingujt e Comis nis edicioni i 13-të i Chopin Piano Fest Prishtina Në Prishtinë ka nisur të zhvillohet edicioni i 13-të i Chopin Piano Fest Prishtina.
Ky edicion filloi sonte në Ditën e Evropës me tingujt e pianistit të njohur italian, Epifano Comis, shkruan Klankosova.tv. Kjo ngjarje mblodhi një numër të madh të qytetarëve dhe diplomatëve të huajë që veprojnë në Kosovë.
Në mesin e tyre janë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ambasadori i BE-së, Thomas Szunyog dhe ambasadori italian, Antonello De Riu. Ky edicion do të bëjë bashkë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët do të performojnë për një muaj për qytetaret e shtetit më të ri evropian.
Kujtojmë se Chopin Piano Fest tashmë është shndërruar në një festival të suksesshëm tradicional që mbahet çdo vit në Prishtinë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.