Lajmet e fundit

Aktorja më e mirë në rolin kryesor ishte Frances McDormand, me rolin e saj tek "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri", dramë e cila trajton luftën e një nëne në kërkim të drejtësisë për vajzën e saj. Nuk mungoi as një fjalim nga ana e saj në përkrahje të grave në industrinë e filmit. Ky film ishte i nominuar për shtatë çmime Oscar, dhe u shpërblye edhe në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor me Sam Rockwell, i cili portretizon një polic të korruptuar në këtë dramë.
Çmimin për aktorin më të mirë e mori Gary Oldman, me portretizimin e Winston Churchill tek “Darkest Hour”, film ky që morri edhe çmimin për grimin më të mirë.
Allison Janney rrëmbeu çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor, me punën e saj tek filmi “I Tonya”.
https://www.youtube.com/watch?v=-86vgvZGMs4
Në kategoritë për punën teknike u shpërblye “Dunkirk” i cili rrëmbeu tre çmime, për montazhin më të mirë, zërimin dhe miksimin e zërimit.
“A fantastik Woman” mori çmimin për filmin më të mirë të huaj, ndërsa në kategorinë për dokumentarin më të mirë u shpërblye “Icarus”.
Filmi horror “Get Out” u zgjodh më i miri në kategorinë për skenarin më të mirë, përderisa drama "Call Me by Your Name" mori çmimin për skenarin e adaptuar.
“Blade Runner 2049” film fantashkencë nga Denis Villenueve mori dy çmime, për kinematografi dhe efekte speciale.
Filmi më i mirë i animuar ishte “Coco”, i cili gjithashtu mori çmimin për këngën më të mirë me “Remember Me”.
https://www.youtube.com/watch?v=XK3N2j_Otjk