Lajmet e fundit

Me super gol të Gerhard Progni, klubi i Gjilanit i ka fituar pikët e plota në ndeshje kundër Feronikelit që u zhvillua në Gjilan.
Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi me pikët e reja forcon edhe më shumë pozitën e katërt me 43 pikë, por pa gjasa më shumë sepse Prishtina, Ballkani e Drita kanë diferencë lartë në tabelë, njofton KlanKosova.tv.
Feronikeli i trajnerit Klodian Duro, aktualisht është në vendin gjashtë me 34 pikë.