Lajmet e fundit

Liridon Fetahaj e nisi një aksion individual të cilin e konkretizoj me gol. Ai i dha epërsinë Lirisë ndaj Feronikelit`74 pas 21 minutave, në derbin e javës në grupin A të Viva Fresh Ligës së Parë.
Nuk vonoi e ekipi prizrenas e shënoj edhe golin e dytë. Astrit Berisha përfitoj nga gabimi i portierit mysafir, Petrit Terziu.
Liria e mbylli pjesën e parë me avantazh 2:0.
Qemail Elshani me një goditje të saktë i dha goditjen e fundit Feronikelit`74 për fitoren 3:0
Përkundër humbjes, Feronikeli`74 mbetet lider në tabelë me 41 pikë pas 21 javësh, ndërsa Liria ka një pikë më pak.