Lajmet e fundit

Më shumë se një milionë fëmijë në Jemen janë në rrezik të madh të vdesin nga sëmundja e kolerës, kanë deklaruar nga organizata Save the Children.
Kjo organizatë bamirëse ka paralajmëruar që këta fëmijë janë tejet të keq-ushqyer dhe janë duke jetuar nëpër zonat ku kjo sëmundje ka goditur më së shumti.
Numri i personave të infektuar me këtë sëmundje gjatë luftës civile në këtë vend tashmë ka arritur në 430,000.
Fëmijët e keq-ushqyer kanë të paktën tre herë më shumë gjasë të vdesin në qoftë se preken nga kolera.
Kjo ngaqë sistemi imunitar i tyre është i dobësuar dhe ka më pak gjasë të luftoj sëmundjen që vjen nga uji i infektuar.