Më shumë se një miliard doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën - sipas një rezultati - me më shumë se gjysma e tyre në vetëm tre vende.
58 përqind e këtyre dozave janë dhënë në Shtetet e Bashkuara me 225.6 milionë doza; Kina me 216.1 milionë doza; dhe India me 138.4 milionë, raporton ALJazeera, përcjell Klan Kosova.
Në Bashkimin Evropian, janë administruar 128 milionë doza në 21 përqind të popullsisë.
Ndërsa shumica e vendeve të varfra gjithashtu kanë filluar të japin vaksina, kryesisht falë programit COVAX. Imunizimi është ende kryesisht një privilegj i vendeve me të ardhura të larta,
Vendet me të ardhura të ulëta zënë vetëm 0.2 përqind të dozave të administruara në të gjithë botën, thanë Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji. Në Kosovë aktualisht, janë të vaksinuar me dozën e parë rreth 20 mijë persona.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.