Lajmet e fundit

Kandidatja demokrate për presidente ka aktualisht më shumë votuese gra, por jo sa kishte Joe Bideni më 2020.
Numrat e fundit të exit poll-eve sugjerojnë se gratë po e mbështesin Harrisin me rreth 54%, krahasuar me 44% që po e mbështesin Trumpin.
Presidenti aktual, Joe Biden, kishte një diferencë më të madhe gjinore në vitin 2020, me 57% të grave që kishin votuar për të.
CNN- shkruan që të dhënat e exit poll-eve po përditësohen gjatë gjithë natës, kështu që këto nuk janë numra përfundimtarë. Ato gjithashtu nuk tregojnë se çfarë po ndodh në shtetet kyçe.
Për sa i përket racës, Trumpi ka më shumë votues të bardhë, ndërsa Harris kryeson te votuesit me ngjyrë.
Harrisi gjithashtu është përpara me votues hispanikë, por duket se mbështetja për Trumpin është rritur me më shumë se 10 pikë në këtë grup krahasuar me vitin 2020, shkruan CNN.