Lajmet e fundit

Në ditën ndërkombëtare të librit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u organizua shënimi i Ditës së Librit dhe Drejtës së Autorit.
Në këtë aktivitet u fol për rëndësinë e leximit të librave, njofton Klan Kosova.
Të pranishëm ishin Vehbi Miftari, këshilltar i Ministrit të Kulturës, i cili së bashku me Drejtorin e Bibliotekës Fazli Gajraku, kanë shpërndarë libra për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës.