Në dasmën e Agnesës, vajzës së këngëtares së njohur Shkurte Fejza, janë parë emocione të forta, mes lotëve dhe gëzimit të familjarëve dhe të afërmve.
Emisioni “Weekend” në Klan Kosova ka përcjellë nga afër atmosferën e dasmës, ku nuk munguan momentet emocionale të familjes Fejza.
Shkurte Fejza u shpreh e prekur për këtë ditë të veçantë, duke thënë se ndjen një përzierje emocionesh pasi vajzat, kur martohen, largohen nga shtëpia e prindërve.
“Kam emocione të përziera, me pyet thellë thellë nanën asnjëherë s’i kish larguar vajzat, por jeta është proces..”, tha Fejza.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.