Skocia ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës që nga viti 1990, pasi e ka mposhtur Haitin në ndeshjen e parë.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në ndeshjen e zhvilluar në Boston të SHBA-së, Skocia fitoi 1:0 në kuadër të Grupit C të Botërorit të futbollit.
John McGinn e shënoi golin e fitores së madhe në minutën e 28-të.
Skocia tani është lidere e grupit me tri pike, derisa Maroku e Brazili barazuan në ndeshjen tjetër.
Skocia ka pritur për fitore në Botëror plot 13 mijë e 147 ditë. Skocia së fundi ka luajtur në Botëror në vitin 1998, por fitoren e fundit e ka shënuar në vitin 1990.
Haiti po luan në Botëror për herë të dytë, derisa në vitin 1974 i kishte humbur të gjitha tri ndeshjet. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.