Më në fund po prishet dhe largohet skena e koncertit
Astroworld e Travis Scott, pas tragjedisë së ndodhur në Hjuston të ShBA-së.
Ekuipazhet ishin të angazhuara sot, duke çmontuar skenën që vazhdoi të qëndronte “në këmbë” për 40 ditë pas koncertit vdekjeprurës.
Janë plot anëtarë të ekuipazhit që heqin gjithçka, nga ndriçimi te video-ekranet dhe struktura.
Sa i përket arsyes se pse skena qëndroi kaq gjatë, organet e rendit raportohet se kanë pasur nevojë që gjithçka të qëndronte ashtu në vend, teksa vazhdonin hetimin e tyre lidhur me atë që ndodhi dhe çfarë shkoi keq me logjistikën e shfaqjes dhe mungesën e dukshme të një plani sigurie.
Siç tashmë dihet, numri i të vdekurve nga koncerti
Astroworld arriti në 10, dhe ka padi masive në pritje kundër Travis dhe promotorëve të koncertit.
Artisti së fundmi e theu heshtjen e tij rreth kësaj tragjedie, duke thënë se nuk e dinte shtrirjen e çështjeve që po ndodhnin në turmë dhe duke pretenduar se personi në vesh nuk i dha kurrë një ndjenjë urgjence për të ndaluar menjëherë këndimin.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.