Nuk ka dyshim që familja e Donald Trump kanë festuar pas fitores befasuese në zgjedhjet e 2016-tës për President të Shteteve të Bashkuara.
Në këtë rast, nipi i tij nuk bën përjashtim.
Ivanka Trump, e bija e presidentit të ri, ka publikuar një video të adhurueshme të djalit të saj të vogël Theodore, duke duartrokitur para kamerës të mërkurën, vetëm disa orë pasi gjyshi i tij u bë President i SHBA-së, transmeton Klan Kosova.
Bebushi kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, me sloganin në përkrahje të Trump.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.