Lajmet e fundit

Dy emrat më të lakuar në media Cardi B dhe Offset të cilët janë përfolur aq shumë për ndarjen e tyre, më në fund duket se janë bashkuar.
Çifti janë parë së bashku në një motorë uji, dhe sipas “E!News” ata kanë vendosur t’i kalojnë së bashku Krishtlindjet me vajzën e tyre 5 mujashe, transmeton Klan Kosova.
Duket se Offset ia ka arritur qëllimit t’i falte bashkëshortja e tij, kjo pasi që aludohej se Offset e kishte tradhtuar reperen.
Dhe më pas Offset kishte shkuar në një koncert të Cardi B me lule për t’i kërkuar falje, por që ajo nuk e kishte pranuar.
Tashmë më në fund çifti duket se janë të lumtur siç shihet edhe përmes fotove që TMZ i ka siguruar.
![]()
![]()