Reperi amerikan ASAP Rocky e ka konfirmuar publikisht lidhjen e dashurisë me këngëtaren Rihanna.
Reperi e përshkroi atë si “dashuria e jetës time” në një intervistë për GQ, transmeton Klan Kosova.
Thashethemet se dyshja kishte nisur lidhje kanë filluar që në vitin 2013 kur reperi mbështeste Rihannën në turneun e saj botëror.
Që kur romanca e tyre ra në sy, ata u përpoqën të shmangnin daljet publike dhe fotografimin së bashku.
Në vitin 2019, ASAP Rocky, emri i vërtetë Rakim Mayers, u shpall fajtor për sulm gjatë një beteje në Stokholm dhe iu dha një dënim me kusht dy vjet.
Rasti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur Presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump ndërhyri, duke pretenduar se ASAP Rocky po trajtohej padrejtësisht.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.