Lajmet e fundit

E veçanta e këtyre fotove nuk janë vetëm objektet historike që ai fotografon.
Të gjitha fotografitë e tij kanë në qendër të fejuarën e tij, madje edhe motoja e këtyre fotografive është "më ndiq" (followmeto) që sipas fotografit nënnkupton që ai po e ndjek të fejuarën rreth e përqark botës.
Këtë herë, Osman vjen me një set fotografish nga India. Në të gjitha fotot, shihet e fejuara Natalia Zakharova e cila është e veshur me kostume tradicionale indiane duke pozuar para objekteve historike, transmeton Klan Kosova.
Por pozimet e saj nuk janë edhe krejt të zakonshme, ajo poston me shpinën e kthyer prapa dhe me dorën që ia mban i dashuri, që duket tamam sikur ai po e ndjek nga pas.
"Gjatë udhëtimit tonë të parë, Murad fotografonte gjithçka që i zinte syri.Një herë unë e mora për dore dhe e tërheqa që t'ia tregoj pjesën e vjetër të qytetit, dhe Muradit nuk i iki as ky moment. Që atëherë Muradi filloi ti shkrep këto lloj fotografi dhe krijoi një moto të tijën personale" u shpreh Zakharova.
klankosova.tv