Lajmet e fundit

Xhiroja e 28 në Bundesligën gjermane hapet me një ndeshje mjaftë interesante. Dy skuadra me objektiva diametralishttë kundërta, Arminia Bielefed dhe Freiburg do të takohen në stadiumin “Bielefelder Alm” për të kërkuar pikët maksimale. Ky ballafaqim nis në orën 20:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
20:30 ARMINIA BIELEFELD - FREIBURG ART SPORT 1
Në qytetin e Bielefeldit, Arminia do ti bëj konak Freiburgut që po kalon në një formë të mirë këtë sezon. Trajneri Christian Streich është më i qetë që ka ndër lojtarët më të mirë në dispozicion dhe është në mesin e tabelës, më saktësisht në vendin e 10 por kërkon me patjetër të rikthehet te fitorja pas humbjes në javën e fundit nga Monchengladbach.
Nga ana tjetër, Arminia Bielefeld po lufton ashpër për mbijetesë sëbashku me tri skuadra tjera. Djelmoshat e trajnerit Frank Kramer për momentin rënditen në vendin e 17 me 23 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Hertha që pozicionohet në vendin e 14, te zona e sigurt. Pra një fitore eventuale e Bielefeldit do ti poziciononte më mirë në tabelë dhe do ti motivonte edhe më shumë në luftën për mbijetesë.
Në takimin e parë të zhvilluar këtë sezon, Freiburg kishte mposhtur Arminian me rezultat 2:0.
Arminia Bielefeld, 11-shja e mundshme startuese:
Ortega, Lucoqui, Nilsson, van der Hoorn, Brunner, Prietl, Kunze, Okugaëa, Doan, Voglsammer, Vlap.
Freiburg, 11-shja e mundshme startuese:
Mueller, Gulde, Schlotterbeck, Lienhart, Guenter, Keitel, Santamaria, Schmid, Burkart, Petersen, Sallai.