Festivali FemFest 2026, nis sot në Tiranë dhe do të zgjasë deri më 8 mars, me moton “Rezisto në të Kuqe”.
Hapja e festivalit “E Kuqja e Poezisë”, bëhet nga ora 19:00 në qendrën kulturore TULLA, me promovimin e katalogut dedikuar 92 shkrimtareve shqiptare, ndërsa nga ora 20:00 mbrëmja spanjolle nga Maria Lado aktore dhe poete.
Ky festival bashkon artin, poezinë dhe teatrin në një hapësirë reflektimi, force dhe solidariteti. Katër ditë aktivitete që sjellin në qendër zërin, fuqinë dhe rezistencën.
Drejtuese e festivali FemFest është Iliriana Loxha Basha, e cila çdo vit bën bashkë gratë nga të gjitha trojet shqiptare në mes të Tiranës./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.