Lajmet e fundit

Shumica e vajzave e njohin mirë situatën kur grimi bie e prishet, me të dalë nga shtëpia, sidomos kur temperaturat janë si të këtyre ditëve.
Një pjesë zgjedhin të mos e përdorin fare në ditët e nxehta (dhe mirë bëjnë) por për ato që janë bërë të varura, ngelet një problem i vazhdueshëm.
Ndalu një moment për të lexuar këto këshilla sepse në këtë mënyrë, grimi do të të zgjasë ca orë më shumë nga sa të duhet, shkruan Living.al.
I kemi marrë këshillat nga specialistët e paskuintave të sfilatave ;)
1. Përdor gjithmonë kremin hidratues përpara fondotintës
2. Aplikoje fondotintën gjithnjë me ndihmën e një sfungjeri ose peneli, asnjëehrë me kishta. Gjithashtu, zgjidh fondotinën që reziston më shumë.
3. Që edhe buzëkuqi të mos prishet e zbehet, lyeji së pari buzët me një laps të së njëjtës nuancë e më pas vendosni buzëkuqin.
4. Meqenëse qerpikët janë gjithnjë të rëndësishëm, përdorimi i kthyeses së qerpikëve, këshillohet gjithmonë!
5. Në fund të të gjithë hapave, fiksojeni grimin me ujë termal në formë spray. Këtë gjë mund ta bëni 2-3 herë gjatë ditës në mënyrë që fytyra të duket e freskët!