Lajmet e fundit

Shumë njerëz nga bota arabe, janë duke e shprehur solidaritetin e tyre me fëmijët që ishin viktima nga sulmet me bomba në Siri.
Kështu ata janë duke e kundërshtuar Presidentin Asad me hashtag ku shkruajnë “Ne jemi fëmijë, ju jeni fuçi”.
Ata gjithashtu janë duke i kritikuar sulmet që bëhen padallime, edhe pse kjo është e ndaluar nga rezuluta e OKB-së mirëpo pavarësisht kësaj me mijëra të pafajshëm janë vrarë në luftën civile siriane.
Shtetet Perendimore për këto sulme janë duke e kritikuar qeverinë siriane të Presidentit Bashar al-Asad, sepse sipas tyre vetëm ai kontrollom forcat e ajrit në Siri.
Mirëpo Presidenti në një intervistë për BBC, ka mohuar se ka pasur njohuri për bomba fuçi.
Një ndër të parët që ka shkuar një hashtag të tillë, është Mahmoud Owaimer, një palestinez që jeton në Gaza.
"Ajo se çfarë dhemb më shumë, është që ka katër vite që ne jemi në luftë dhe ende nuk është duke përfunduar", është shprehur Owaimer.