Në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita “140 vjet nga dëbimi i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit”.
Kjo ekspozitë u organizua nga Shoqata shqiptare e muhaxhirëve mbarëkombëtar, përmban fotografi e tapi të tokave që dikur ishin pronë e shqiptarëve, njofton Klan Kosova.
Fotografitë përmbajnë edhe pamje të dëbimit të shqiptarëve në ato zona.
Kryetari i shoqatës së muhaxhirëve, Asllan Qyqalla tha se kjo po bëhet që t’i tregohet gjithë botës për spastrimin etnik që i është bërë shqiptarëve që nga ajo kohë. Ai ka bërë thirrje që kjo ekspozim të vizitohet edhe nga nxënësit në mënyrë që të informohen më shumë rreth këtyre çështjeve.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 nëntor, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.