Ka përfunduar baras pjesa e parë mes Florianas dhe Ballkanit.
Të dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por e para që e konkretizoi një të tillë ishte Floriana ku në minutën e 38-të Vella realizoi për epërsinë 1-0.
Ballkani u kundërpërgjigj shpejt, pasi vetëm shtatë minuta më vonë, Adetunji barazoi gjithçka, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rezultat, Ballkani do të kalojë tutje, pasi ndeshjen e parë e pati fituar me rezultat 4-2.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.