Lajmet e fundit

Nga një studim i bërë së fundmi në Amerikë, ka rezultuar se shumica e amerikanëve i duan dritat fikur në dhomën e gjumit. Nga se kanë frikë? Kompania e studimit “Adam & Eve”, pasi pyeti rreth 1000 të rinj (mbi moshën 18 vjeç), se si preferonin të bënin seks gjatë natës, rezultoi kështu:
Brenda këtij diskutimi u bë pjesë edhe Dr. Kat Van Kirk, eksperte seksi, ndër të tjera, ajo tha se është mirë që trupin e partnerit ta kesh në qendër të vëmendjes, pra në dritë. Ajo shpjegoi se dëshira për të bërë seks në errësirë ka të bëjë më shumë me pasigurinë sidomos të femrave, kur e shohin veten të zhveshur, mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë.
Kjo është krejtësisht e natyrshme, tha Kirk, por për ta luftuar këtë ndjenjë që është gjithmonë e pranishme, sugjerohet një ndriçim i ulur për të ndryshuar gjendjen, pra jo në errësirë të plotë, shkruan panorama. Kjo do të thotë që në dhomë të mbani qirinj të ndezur ose çdo gjë tjetër që ndriçon pak e bën hije. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë shumë, vërtet.