Lajmet e fundit

Ajo është vetëm dy vjeçe por mund të dallohet që tani që si ka lënë gjë së ëmës, Blake Lively.
Vogëlushja vodhi vëmendjen e gjithë të pranishmëve kur u paraqit përkrah prindërve të saj të enjten në tapet të kuq në Hollywood Walk of Fame ku po shpalosej ylli i Ryan Reynolds, transmeton Klan Kosova.
Tani mediat kanë krahasuar fotografi kur Blake ishte e vogël me fotografitë e vajzës së saj, dhe të dyja duken shumë të ngjashme.
Ylli i filmit Deadpool dhe bashkëshortja e tij, aktorja nga seriali Gossip Girl, zakonisht e mbajnë familjen larg vëmendjes së mediave mirëpo paraqitje e të katër së bashku të enjten ishte goxha befasuese.


