Lajmet e fundit

"Për mua sakrifica më e madhe në jetë, sigurisht që ka qenë pjesa e luftës dhe pas asaj periudhe e vështirë është diçka tjetër me quajt sakrificë. Natyrisht, janë sfida, vështirësi, kërkojnë angazhim, kërkojnë përkushtim, por që të gjitha tejkalohen", tha ai.Sinani tha se në profesionin e tij e vërteta është ajo mbi të cilën nuk bën kurrë kompromis.
"Nuk bëj kompromis me të vërtetën dhe atë që është e vërtetë ta them në media. E vërteta sipas meje, me aq sa e kuptoj unë. Nuk më ka ndodhë që unë të jem i lajthur dhe e vërteta të cilën i besoj të mos jetë e vërtetë, pra ky është diçka që unë nuk bëj kompromis. Nuk jam i gënjeshtërt në ekran në asnjë variant, mund të jem i mashtruar, por nuk më ka ndodhur të jem i mashtruar, sepse në këtë profesion një pakujdesi e vogël mund të vë në lajthitje. Por, gjithmonë e vërteta është ajo që unë nuk bëj kompromis", tha ai.Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: