Një situatë jo e zakonshme është vërejtur sot në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në Milloshevë, ku po zhvillohet procesi i balotazhit.
Nga pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Klan Kosovës shihet se hapësira e brendshme e shkollës po pastrohet me batanije, për shkak të mungesës së mjeteve të duhura për tharje dhe pastrim.
Kjo po bëhet për të parandaluar rrëshqitjen e qytetarëve, pasi zona është lagur nga reshjet e shiut.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.