Lajmet e fundit

Qendra Kulturore Informative Evropiane në Prishtinë gjatë një konference për media ka lansuar festivalin " Muaji i Beogradit në Prishtinë”.
Jelena Gjombiq nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut tha se përmes artit do të tentojnë që t`i normalizojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë e poashtu të fillojnë të debatojnë edhe për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel.
Ndërkaq, Birol Urcan nga organizata Qendra Liberale Demokrate tha se janë kujdesur për sigurinë e artistëve që do të vijnë të performojnë në Prishtinë.
Ky aktivitet kulturor i cili do të zgjas një muaj do të përmbajë , ekspozita , koncerte, debate dhe shfaqje të artistëve nga Serbia.
Projekti në fjalë është financuar nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova.