Lajmet e fundit

Deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të të tjerëve do të fillojnë më 9 shkurt.
Atë ditë do të paraqitet deklarata përmbyllëse e Prokurorisë, e cila do të vazhdojë edhe më 10 shkurt, së bashku me deklaratën e Mbrojtjes së Viktimave.
Më 11 shkurt, është planifikuar deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, ndërsa ajo e Veselit do të vazhdojë edhe më 12 shkurt. Në të njëjtën ditë do të paraqitet edhe deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Rexhep Selimit, e cila do të vazhdojë edhe të premten, më 13 shkurt, ditë kur do të nisë edhe deklarata përmbyllëse e Jakup Krasniqit. Ky i fundit, do të vazhdojë edhe më 16 shkurt. Në po të njëjtën datë, është paraparë që Trupi Gjykues të parashtrojë pyetje. Të gjitha provat dhe dëshmitarët, Specialja tha se do të vlerësohen me kujdes, transmeton Klankosova.tv “Prokuroria dhe Mbrojtja do të japin përmbledhjet e argumenteve të tyre. Mbrojtësi i viktimave do të flas për pasojat e krimeve të pretenduara tek viktimat. Pas kësaj, trupi gjykues do të fillojë kuvendimet konfidenciale. Gjykatësi do të vlerësojë me kujdes besueshmërinë e dëshmitarëve, mbështetshmërinë dhe peshën e dëshmive të dëshmitarëve dhe të secilës provë”, thuhet në njoftim.Deklaratat përmbyllëse në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do të fillojnë më 9 shkurt. Përmbledhja e shkurtër e procesit gjendet këtu. pic.twitter.com/0RXhVwskPr