Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 13 tetor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro, njofton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të ministrisë, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen tri vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
"Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës" thuhet në njoftim.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.