Lajmet e fundit

Piloti britanik i McLaren ka siguruar fitoren e parë ndonjëherë në rrugicat legjendare të Monte Carlos, duke dominuar një nga garat më prestigjioze të sezonit në Formula 1.
Kjo është fitorja e parë për Lando Norris në sezonin 2025, që prej suksesit të tij në garën hapëse në Australi, dhe e gjashta në karrierën e tij, transmeton klankosova.tv.
Me një paraqitje të qetë, të sigurt dhe strategjikisht të menaxhuar, Norris tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga pilotët më të talentuar të brezit të ri.
McLaren vazhdon të rrisë konkurrencën në garën për titull, ndërsa kjo fitore e konfirmon britanikun si një pretendent serioz për kreun e kampionatit.
Monaco, me gjithë shkëlqimin dhe sfidat e saj, këtë herë i përkiste Lando Norris.