Lajmet e fundit
Raportet thonë se menaxheri ka pasur mosmarrëveshje me disa futbollistë këtë javë, por ish-shefi i përfaqësueses angleze ka thënë se ajo pritej pas edhe një tjetër humbje.

Steve McClaren ka konfirmuar se Fabricio Coloccini do të mbetet kapiten i skuadrës.
Mbrojtësi argjentinas është kritikuar për paraqitjet e tij këtë edicion, gjë të cilën e ka pranuar edhe vet McClaren.
I pyetur nëse Coloccini do të mbetet kapiten ai u përgjigj: “Absolutisht. Kemi pasur një javë të mirë stërvitjesh”.
“Më pëlqejnë stërvitjet e vështira që përçojnë mesazhe”.
“Ne u sqaruam pse humbëm. Jemi marrë tri ditë me këtë gjë”.
“Të shtunën gabuam në gjëra elementare, ndaj duhet të përmirësohemi”.