Conor McGregor do të i rikthehet ringut.
Kjo po ndodh pothuajse pas tre vjetësh.
Irlandezi do të përballet kundër Michael Chandler në UFC 303 në Las Vegas më 29 qershor.
Ish-kampioni i dy peshave, McGregor, 35 vjeç, nuk ka zhvilluar ndonjë luftë që nga korriku i vitit 2021.
Në dy përballjet e fundit ai ka humbur.
UFC konfirmoi meçin në peshë të lehtë me amerikanin Chandler pas UFC 300 në Las Vegas të shtunën.
McGregor ka 22 fitore dhe gjashtë humbje në karrierën e tij MMA, ndërsa 37-vjeçari Chandler është 23-8.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.