Gjykata Kushtetuese ka dale në përfundimin se vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes së qytetarëve.
Vendimi u mor sot më 11 mars 2026.
Siç raporton
Tv Klan, disa organizata kundërshtuan vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërprerjen e aksesit në platformë, duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet evropiane për të drejtat e njeriut.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se bllokimi i plotë i platformës përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit. Sipas gjykatës, qeveria nuk kishte një autorizim të qartë ligjor për të bllokuar një platformë online për të gjithë përdoruesit në vend.
Megjithatë, gjykata pranoi se qëllimi i qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet negative të platformës përbën interes publik.
Në përfundim, Gjykata theksoi se kufizimi i tillë duhet të jetë i bazuar në ligj dhe proporcional.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.